Lajme

Arrijnë në Shqipëri edhe 95 refugjatë afganë

Refugjatët afganë

Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit avioni i dytë me refugjatët afganë të cilët do të strehohen përkohësisht në Shqipëri.

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se në avioni ishin 95 afganë, dy prej të cilëve foshnje.

Afganët u pritën nga ministrja Olta Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim. Sipas mediave vendore, në Rinas ndodhen struktura të ushtrisë dhe ekipe shëndetësore.

Të premten ka arritur në aeroportin e Rinasit avioni i parë me 121 qytetarë afganë, mes të cilëve 11 foshnje që janë strehuar në Durrës.

Shqipëria do të strehojë përkohësisht katër mijë afganë deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Krahas Shqipërisë, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë dy shtete të tjera në Ballkanin Perëndimor që kanë treguar gatishmëri për të strehuar qytetarë afganë./SHQIP.com