Lajme Ballkan

Arrijnë në Shkup dy nga shtatë të mbijetuarit e aksidentit në Bullgari

Arritja e të mbijetuarve nga aksidenti në Bullgari.

Dy nga shtatë të mbijetuarit e aksidentit tragjik të autobusit të martën në Bullgari, kanë arritur të shtunën në Qendrën Urgjente në Shkup, përcjell Shqip.com.

Arritja e të mbijetuarve nga aksidenti në Bullgari.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, deklaroi se të mbijetuarit e tjerë nga ky aksident pritet të vijnë gjatë javës së ardhshme, raporton Alsat M.

Ndërsa, familjari i njërës nga të mbijetuarat e këtij aksidenti tregoi për gjendjen e mbesës së tij 1   6-vjeçare.

“Këtu jam për mbesën time, e cila ka 16 vjet, ka një operacion plastik në dorën e djathtë. Ka disa djegie në dorën e majtë., dhe disa djegie në fytyrë. Pak është në shok, por kjo është. Jemi dhe ne në shok, por kjo është kjo. Jeta vazhdon më tej, duhet të jetojmë”, tha Rexhail Kamberi.

Në orët e hershme të së martës, 46 persona kanë humbur jetën në një aksident të ndodhur në Bullgari, mes tyre 12 fëmijë.

Deri te kjo ngjarje që mori dhjetëra jetë, dyshohet të ketë ndodhur kur autobusi është përplasur dhe më pas ka marrë flakë teksa udhëtonte në një autostradë në jug-perëndim të Sofias, rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Të gjithë udhëtarët qenë shqiptarë me banim në Maqedoninë e Veriut dhe po ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll të Turqisë./SHQIP.com