Lajme Ballkan

Arrihet marrëveshja, patentë shoferët shqiptarë do të njihen edhe në Arabinë Saudite

Patentë shoferët e qytetarëve të Shqipërisë së shpejti do të njihen edhe në shtetin e Arabisë Saudite.

Kështu ka bërë të ditur Ministria për Evropën dhe Punë të Jashtme.

“Përmbyllen procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Kjo marrëveshje pritet të hyjë në fuqi Brenda 30 ditëve pas përfundimit të procedurave.

Shqipëria dhe Arabia Saudite

“Marrëveshja, e cila hyn në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave, do të lehtësojë lëvizjen reciproke të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve të dy vendeve tona, përmes përdorimit të patentave, si dhe konvertimin e tyre”, thuhet në tutje në njoftim.

Kjo marrëveshje është nënshkruar midis dy Ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja vendeve./Shqip.com