Lajme

Arrestohet zyrtari i gjendjes civile në komunën e Prishtinës, për keqpërdorim të pozitës dhe falsifikim të dokumentit

Ilustrim

Një zyrtar i gjendjes civile në komunën e Prishtinës është arrestuar, si i dyshuar për keqpërdorim të pozitës dhe falsifikim të dokumentit.

Sipas njoftimit i dyshuari R.M., (viti i lindjes 1958, mashkull kosovar) veprat penale dyshohet se janë konsumuar kur i dyshuari ka regjistruar persona pa bërë verifikimin se a plotësohen kriteret për regjistrim duke bërë që disa nga të regjistruarit të krijojnë identitet të dyfishtë (identitet të Kosovës dhe një shteti fqinj).

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar përkohësisht:

– një telefon celular;

– 60 fishekë të kalibrit 7.62 mm;

– një karikator i armës;

– dokumente të ndryshme, certifikata, vërtetime të regjistrimit, foto të librave amzë dhe dokumente të tjera të personave të ndryshëm”, thuhet në njoftim.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve dhe dërgohet në qendrën e mbajtjes./SHQIP.com