Ekonomi Biznes

Arrestohet themeluesi i shkëmbimit të kriptovalutave

Themeluesi i shkëmbimit të kriptovalutave “FTX”, Sam Bankman-Fried, është arrestuar në Bahamas.

Policia tha se Bankman-Fried u arrestua për shkelje financiare në kundërshtim me ligjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikes dhe Bahamasit.

Muajin e kaluar u FTX njoftoi se po falimentonte në ShBA duke lënë shumë përdorues në pamundësi që të tërheqin fondet e tyre.

Shkëmbimi FTX u lejoi klientëve të tregtojnë para për kriptovaluta si Bitcoin.

Bankman-Fried ishte parë dikur si një version i ri i investitorit legjendar amerikan Warren Buffett.

Ai ishte bërë i njohur në Uashington si një dhurues politik, kryesisht për politikanët demokratë ose grupet, gjoja duke mbështetur përmirësimin e rregullimit të kriptove.

Rregullatorët e Uoll Stritit thanë gjithashtu se do të ndërmarrin veprime kundër Bankman-Fried.

Vlen të theksohet se të martën, Bankman-Fried duhej të dëshmonte rreth rënies së FTX përpara Kongresit amerikan, raporton BBC.

Megjithatë, ai tani nuk do të jetë në gjendje të dëshmojë, sipas kongresistes Maxine Waters, e cila tha në një deklaratë se ajo u habit kur dëgjoi se ai ishte arrestuar.

/Shqip.com