Sport Shqiptar

Arrestohet sulmuesi i Gjilanit

Në pasditen e sotme, Policia e Kosovës e ka arrestuar sulmuesin kryesor të Gjilanit, nigeriani Theophilus Solomon.

Ai është arrestuar nga njësia “FAST Kosova” që bashkëpunon me Interpol dhe Europol.

Telegrafi mëson se ai kishte fletë arrest ndërkombëtar për një vepër të mëparshme penale, ndërsa aktualisht ndodhet në polici.

Sulmuesi 27 vjeçar kaloi këtë edicion te Gjilani nga Ballkani ku ishte shpallur kampion.

Deri më tani ka shënuar 6 gola me fanellën bardhekuq.

/Shqip.com