Arrestohet shtetasi shqiptar në Vermicë, dyshohet se kontrabandonte migrantë
Publikuar:
(23.08.2022 10:04:07)

Në pikë kalimin kufitar, në Vërmicë është arrestuar mbrëmë një person nga Policia e Kosovës i cili dyshohet se kontrabandonte migrantë.
I dyshuari ishte shtetas i Shqipërisë si dhe Policia i ka konfiskuar edhe substaca nakotike të llojit marihuanë.
“Gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar rreth 3.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit mariuanë.”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Siç ka njoftuar PK-ja, në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Shqip.com