Arrestohet shqiptari në Itali, i sekuestrohen 8 kg kokainë dhe mbi 60 mijë €
Publikuar:
(14.03.2023 17:09:04)
Një 49-vjeçar me shtetësi shqiptare është arrestuar nga Karabinierët e Busto Arsizio në Castellanza, pasi është kapur me lëndë narkotike.
Ai ishte duke ecur nëpër rrugët e qytetit kur u kontrollua nga një grup efektivësh për shkak të sjelljes së dyshimtë. Shqiptari mbante një çantë brenda së cilës iu gjetën dhe sekuestruan 500 gramë kokainë, raportojnë mediat italiane.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, karabinierët gjetën vende të ndryshme fshehjeje në të gjithë banesën, brenda së cilave sekuestruan gjithsej 7.5 kg kokainë së bashku me 60 mijë euro.
/Shqip.com