Lajme Ballkan

Arrestohet shefi i policisë së Podgoricës

Zyrtarët e Departamentit të Policisë Speciale (SPO) arrestuan shefin e policisë të Podgoricës, Darko Knezheviq, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Në kuadër të të njëjtit aksion, thonë ata, është arrestuar edhe Dalibor Zhivkoviq, komandanti i Sektorit të Sigurisë së Podgoricës.

Sipas informacioneve jozyrtare, Knezheviq dhe Zhivkoviq janë arrestuar gjatë orarit të punës ndërsa aktualisht ndodhen në objektin e SPO-së.

Ata kujtojnë se Knezheviq është marrë në pyetje para disa muajsh, në kuadër të aksionit të Prokurorisë Speciale të Shtetit kundër zyrtarëve të Administratës së Policisë, të cilët dyshohet se kanë punuar për klanin Kavaçki.

Më pas, pasi u mor në pyetje në objektin e PSP-së, ai nuk u ndalua, mëson vijesti.

/Shqip.com