Lajme

Arrestohet qytetari nga Ferizaj, e rrahu ish-gruan dhe tentoi t’i hynte me dhunë në banesë

Sot, rreth orës 03:00 të mëngjesit, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj ishte një rast i dhunës në familje dhe lëndimit trupor.

Në lidhje me këtë, policët hetues kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin “G.SH (M/K) i moshës 25 vjeçar, i cili duke tentuar të futet me dhunë në banesën e ish- bashkëshortes së tij SH.R ( F/K) e moshës 23 vjeçare,  i kishte shkaktuar lëndime trupore”.

Viktima për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje dhe lëndim trupor“.

/Shqip.com