Lajme

Arrestohet pronari i një barnatoreje në Prishtinë, dyshohet për shitjen e barnave të kontrabanduara

Barnatore / Fotografia ilustruese
Barnatore / Fotografia ilustruese

Është arrestuar një pronar i një barnatoreje në Prishtinë për falsifikim dhe ndërrimin e banderolave të barnave.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar A.V i dyshuar për kontrabandimin e barnave.

“I dyshuari ka arritur që të përfitoj materialisht në aspektin personal dhe njëkohësisht duke i rrezikuar potencialisht shëndetin e përgjithshëm. Hetuesit policor, pas ndërmarrjes së veprime të nevojshme hetimore dhe operative kanë siguruar dëshmi tjera relevante lidhur me rastin”, thuhet në njoftim.

Ilustrim

PK në konsultim dhe koordinim me Prokurorin Kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë i arrestuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Shqip.com