Arrestohet personi që dyshohet se ia dogji garazhin gazetarit Alban Selimit
Publikuar:
(18.03.2023 18:13:28)
Është arrestuar personi që dyshohet se ka djegur garazhin e gazetarit të Radio Televizionit të Kosovës, Alban Selimi.
Selimi, përmes rrjetit social Facebook, kishte treguar se dikush ka tentuar ta frikësojë atë me këtë akt.
“Dikush ia vuni flakën; me s’frikësua. S’ia arrijnë qëllimit!”, ka shkruar ai.
Selimi ka njoftuar se në lidhje me sulmet dhe kërcënimet ndaj tij, i arrestuari është fqinji i tij.
““Ky po del te jetë emisioni që ka shkaktuar zjarrin në shtepinë time. I arrestuari i sotëm që është fqinj i imi ka lidhje familjare me uzurpatorët e këtyre tokave. Drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj për kriminelin, kushdo qoftë ai!”, ka shkruar ai.
/Shqip.com