Lajme Botë

Arrestohet personi i dyshuar për sulmin në New York

Policia ka arrestuar një person të dyshuar se ka qëlluar 10-të udhëtarë në një sulm në stacionin e metrosë në New Jork.

Frank James, 62 vjeç, u emërua për herë të parë nga policia si “person me interes” të martën, shkruan BBC.

Të mërkurën në mëngjes, zyrtarët thanë se James ishte i vetmi i dyshuar në të shtënat, në të cilat 23 persona u plagosën, 10 prej tyre nga të shtënat me armë zjarri.

Sipas policisë, i dyshuari shpërtheu dy granata tymuese dhe hapi zjarr me një pistoletë në stacionin 36th Street të Brooklyn të martën në mëngjes.

New York Times raporton se zoti James ka postuar dhjetëra video në mediat sociale vitet e fundit, në të cilat ai shpreh pikëpamje fanatike.

Kohët e fundit ai kishte kritikuar edhe kryebashkiakun e Nju Jorkut Eric Adams./Shqip.com