Lajme

Arrestohet pasi dyshohet se ua vodhi qenin pjesëtarëve të KFOR-it

Foto: PK

Policia e Kosovës njofton se ka lokalizuar një person në Prizren pasi dyshohet se kishte vjedhur një qen, pronë e personelit të dy pjesëtarëve të KFOR-it.

Sipas njoftimit të PK-së, i dyshuari është me inicialet B.Z., 46-vjeçare.

Më tej, bëhet e ditur se dy pjesëtarë turk të KFOR-it kishin raportuar të premten për vjedhjen e qenit, duke sjellë pamje nga kamerat teksa i dyshuari kryente vjedhjen.

Qeni është sekuestruar dhe më pas i është dorëzuar personelit të KFOR-it.

“Është kontaktuar personel i KFOR-it dhe iu është kthyer qeni. Lidhur me ketë rast është njoftuar prokurori i shtetit për veprimet e ndërmarra lidhur me ketë dhe rasti shkon në proceduar të rregullt”, thuhet në njoftimin për media./SHQIP.com