Lajme

Arrestohet pasi dyshohet se sulmoi partneren për shkaqe xhelozie

Ilustrim

Një person është arrestuar të dielën (15 maj) në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar partneren e tij.

Siç njofton policia, xhelozia ka qenë shkak i sulmit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, dyshohet për shkaqe xhelozie ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Ilustrim

Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Shqip.com