Lajme

Dogana arreston doganierin, dyshohet për përfshirje në kontrabandë

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një zyrtar doganor është arrestuar në orët e para të mëngjesit.

I njëjti është zënë në flagrancë nga hetuesit doganor në bashkëpunim me Prokurorinë, pas një hetimi disa mujor.

Shqip.com ka marrë vesh se rasti ka ndodhur në Han të Elezit, ku zyrtari doganor dyshohet se vazhdimisht ka lejuar hyrjen ilegalisht të mallrave.

“Hetuesit Doganor në bashkëpunim me Prokurorinë, pas një hetimi disa mujor sot në orët e hershme të mëngjesit kanë zënë në flagrancë zyrtarin doganor dhe 4 të dyshuar. Të gjithë janë dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se në bashkëpunim kanë futur në Kosovë, mallra pa i paguar Taksat Doganore”, ka thënë burimi i Shqip.com

/SHQIP.com

/Shqip.com