Arrestohet një vajzë, dyshohet se shkaktoi dëme në Kompleksin “Adem Jashari”
Publikuar:
(14.10.2022 13:40:56)

Një vajzë është arrestuar pasi dy ditë më parë ka shkaktuar dëme në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Avni Zahiti.
“Mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale “Dëmtim, shkatërrim dhe nxjerrje e paautorizuar monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës”, është arrestuar një e dyshuar femër”, tha ai.

Tutje, Zahiti njoftoi se të dyshuares i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
/Shqip.com