Lajme

Arrestohet një shtetase e Shqipërisë, dyshohet se keqtrajtoi fëmijën e saj

Ilustrim

Një shtetas e Shqipërisë është arrestuar në ditën e djeshme nën dyshimin se ka keqtrajtuar fëmijën e saj i cili është i mitur.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e R. Shqipërisë, pasi që ka keqtrajtuar fëmijën e saj të mitur”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, thuhet se me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

/Shqip.com