Lajme

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, në kamionin e tij u gjetën 14 afganë

Ilustrim

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar të enjten e 3 shkurtit në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “ndalim në dhënien e ndihmës së jashtëligjshme për të huaj”.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në automjetin e tij (rimorkion e kamionit), janë gjetur 14 afganë, të moshave të ndryshme.

Një grua afgane bëhet e ditur se ka pranuar tretman mjekësor.

“Emigrantët janë dërguar në qendrën e azilit, ndërsa i dyshuari pasi është dënuar me gjobë dhe është liruar”, thuhet në njoftimin për media./SHQIP.com