Lajme

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte

Ilustrim
Ilustrim

Një serb që dyshohet për kryerjen e një krimi gjatë luftës është arrestuar dje në fshatin Bosçe afër Kamenicës.

Mediat serbe kanë bërë të ditur se policia fillimisht ka ndaluar së paku katër persona në këtë fshat, poashtu të nacionalitetit serb, por në paraburgim ka mbetur vetëm personi me inicialet M.M.

Familjarët e këtij të fundit pretendojnë se bëhet fjalë për një njeri që më parë nuk ka pasur probleme me ligjin, por as me shqiptarët.

Familjarët u kanë thënë mediave serbe se kanë kontaktuar me Zyrën për Kosovën në qeverinë serbe, e cila ka caktuar një avokat, ndërsa ky i fundit u ka thënë se ai sipas të gjitha gjasave do të mbetet në paraburgim për 30 ditë.

Nga ana tjetër, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bëri të ditur se dje në Kamenicë është arrestuar një person për krim lufte kundër popullatës civile në vitin 1999.

/Shqip.com