Arrestohet një person,ushtroi dhunë në familje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person. Ai dyshohet se ushtroi dhunë në familje.
Po ashtu nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se janë sekuestruar edhe dy armë zjarri
“Me datë 05 Dhjetor 2022 rreth orës 16:40 , ne Stacionin Policor Suhareke raportohet për rast “ Dhuna ne Familje “ në fshatin Mushtisht. Rastit te raportuar ,ne vendin e ngjarjes i përgjigjen njësite relevante policore ; njësite patrulluese ,ato te hetimeve dhe hetuesi i rasteve “ Dhune ne familje”. te cilët i ndërmarrin masat e duhura . Identifikohet personi i dyshuar E.M. ( 46 vjeç ) ,i cili arrestohet për shkak te dyshimit se i njëjti ne mënyre sistematike ka ushtruar “ Dhune “ kundër familjareve te tije. I dyshuari e kërcënon me vrasje bashkëshorten e tije. Gjatë ndërmarrjes se veprimeve te mëtejme ligjore nga ana e hetueseve policor, ne vendin e ngjarjes, respektivisht ne njërën prej dhomave ne shtëpinë e te dyshuarit janë gjetur dy arme zjarri ; një pistolete ,një pushke dhe 16 fishekë te cilat me pas sekuestrohen ne cilësi te dëshmisë materiale”, thuhet në njoftim.
Po ashtu është bërë e ditur se ndaj të dyshuarit është iniciuar procedura penale për veprën “ Dhuna ne Familje “ si dhe “ Mbajtja ne pronësi ,kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve”.
Lidhur me ketë rast, Prokuror i Shtetit i ka shqiptuar masën e ndalimit policor për 48 orë .
/Shqip.com