Lajme

Arrestohet një person për vrasje në tentative

Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje në Tentativë”.

“Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për veprën vrasje në tentativë, që ka ndodhë me datën 08.01.2023, në lagjen Emshir, në Prishtinë,  saktësisht në një lokal ku nga arma e zjarrit është plagosur një person. Hetuesit rajonal kanë ndërrmarë menjëherë veprime operative e hetimore të cilat kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar, si dhe arrestimin e njërit nga ta”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Personi i arrestuar:- I. Q,  mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me vendim të  prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për veprat vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Po ashtu të arrestuarit i janë gjetë dhe sekuestruar.

“Një armë zjarri,një karikator,14 fishekë dhe një thikë”, thuhet në njoftim.

Gjërat e sekuestruara

Hetuesit janë në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

/Shqip.com