Lajme

Arrestohet një person për shpërdorim të pasurisë së huaj

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar një person pasi që dyshohet se i njëjti shpërdori pasurinë e huaj.

“Me datën 18.12.2022 rreth orës 19:20 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informacion se në rrugën ‘’Sali Çeku’’ në Ferizaj është një rast i shpërdorimit të pasurisë së huaj. Në lidhje me këtë policët hetues të stacionit në Ferizaj, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj,  i kishin marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i  kanë nisur hetimet . Policët hetues pas një pune hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, sot me datë 13.01.2023 rreth orës 13:00 kanë arrestuar personin SH.L ( M/K) i moshës 36 vjeçar, i cili pasi kishte marrë në shërbim një veturë ia kishte dhënë në kompensim personit tjetër për një borxh, i cili është në kërkim policor bashkë me veturën”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu sipas njoftimit është bërë e ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme.

Rasti është cilësuar ” Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’,

/Shqip.com