Lajme

Arrestohet një person për kanosje në Prizren

Arrestim

Një person ka denoncuar një person tjetër për kanosje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka bërë të ditur se viktima përmes telefonit është kanosur tri ditë nga i dyshuari Z.B.

“Hetuesit nga Sektori i Hetimeve Rajonale e kanë shoqëruar të dyshuarin, është intervistuar dhe pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. Në konsultim me Prokurorin Kujdestar, iniciohet rasti “Kanosje”. Rasti është duke u hetuar  nga njësiti Hetimeve rajonale në Prizren”, ka deklaruar Gashi.

Policia e Kosovës

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka dhënë urdhër që të intervistohet i dyshuari./Shqip.com