Arrestohet një person për kanosje në Ferizaj

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në qytetin e Ferizaj për një rast të kanosjes.
“Sot, rreth orës 17:25 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në një lokal afarist në rrugën ” Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj është një rast i kanosjes. Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet A.S (M/K) i moshës 27 vjeçar, i cili veç demolimit të lokalit, duke i rrëzuar karriget dhe tavolinat i kishte kanosur punëtorët”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur më këtë rast, sipas njoftimit nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se i dyshuari pas intervistës me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.
Rasti është cilësuar ” Kanosje”./Shqip.com