Lajme

Arrestohet një person për dëmtim të pasurisë dhe kanosje

Arrestim

Policia e Kosovës ka arrestuar A.S pasi dyshohet se kishte dëmtuar pasurinë dhe kishte kanosur R.S.

“Me datën 22.12.2022, në ora 01:30 ankuesi R.S (M/K) i moshës 64 vjeçar nga fshati Nerodime e Ferizajt ka raportuar në stacionin e policisë në Ferizaj se personi A.S (M/K) i moshës 37 vjeçar i kishte dëmtuar (thyer) xhamin e shtëpisë së tij. Ndërsa, sot rreth orës 11:30 i njëjti ankues ka raportuar se me datën 04.01.2023, personi i njëjtë A.S kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe e kishte kanosur”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu është bërë e ditur se në lidhje me këtë policët hetues të stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë arrestuar personin A.S, të cilin e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Rasti është cilësuar si ”Asgjësim apo dëmtim i pasurisë dhe kanosje’’.

/Shqip.com