Lajme

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Arrestohet një person të enjten rreth orës 21:20 në rrugën “Hamzë Jashari”, në Ferizaj, pasi në veturën e tij është gjetur një karikator me një fishek, sasi të substancës narkotike dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë legjitimimit të shoferit dhe kontrollimit të automjetit, policia ka gjetur një karikator me një fishek, sasi të substancës narkotike dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është bastisur banesa e të dyshuarit, ku janë gjetur dy armë zjarri (pistoleta) dhe një fishek.

“I dyshuari G.H ( M/K) i moshës 26 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’ dhe ’Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge’ “, thuhet në njoftim.

/Shqip.com