Lajme

Arrestohet një person pasi që kanosi avokatin gjatë seancës gjyqësore

Ilustrim

Është arrestuar në Pejë një person pasi që kanosi avokatin e tij sepse ishte i pakënaqur me mbrojtjen.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur në ora 09:30 të mërkurës në rrugën Adem Jashari.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti gjatë një seance gjyqësore, i pakënaqur me mbrojtjen e avokatit të tij, ka filluar ta ofendon dhe kanos avokatin-viktimën mashkull  kosovar”, thuhet në njoftim.

Ilustrim

PK ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Shqip.com