Lajme

Arrestohet një person, ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur

Ilustrim

Një person është arrestuar ditën e djeshme në qytetin e Istogut. Dyshohet se i arrestuar kishte ngacmuar me fjalë një vajzë të moshës së mitur.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-të orësh të saj.

“Istog 30.09.2022 – 14:57. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se e kishte ngacmuar me fjalë nga viktimën femër kosovare (e mitur)”, thuhet në raportin e PK-së.

Po ashtu është bërë e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës po ashtu ka arrestuar edhe dy persona të tjerë për ngacmim seksual.

Një rast është raportuar në Lipjan ku një 55 vjeçar ka ngacmuar dy vajza të moshës së mitur ndërsa rasti tjetër është raportuar nga qyteti i Pejsë./Shqip.com