Lajme

Arrestohet një person nga Policia në Prishtinë, dyshohet se sulmoi seksualisht një vajzë të mitur

Ilustrim

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë nën dyshimet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar seksualisht një femër  kosovare (fëmijë)”, njoftoi PK-ja.

Policia e Kosovës

Tutje, PK-ja ka njoftuar se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Shqip.com