Lajme

Arrestohet një person nën dyshimin e kryerjes se veprës penale të mashtrimit

Ilustrim/Policia e Kosovës
Ilustrim/Policia e Kosovës

Hetuesit Rajonal të Prishtinës, sot kanë arrestuar një person të dyshuar për së paku dy raste të mashtrimit të ndodhura gjatë muajit nëntor.

“Menjëherë pas raportimit, hetuesitë policorë kanë bërë identifikimin dhe kanë arrit të sigurojnë prezencën e personit të dyshuar: E. T.,  mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Mbështetur në rezultatet e hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i  dyshuari me qëllim të përfitimit pasuror në mënyrë të kundërligjshme, ka mashtruar dy punonjës të dy autosalloneve, me të cilët kishte marrëveshje për shit-blerjen e 5 automjeteve (vlera e përgjithshme 97.000 euro) , të cilat i dyshuari i kishte tjetërsuar/shitur dhe nuk i kishte paguar”, thuhet në vazhdim të këtij njoftimi.

Lidhur me zbardhjen e rastit, si dhe identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të mundshëm, policia ka nisë hetimet.

Policia bënë thirrje për të gjithë qytetarët të cilët mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, që me informacionet e tyre të kontribuojnë në hetimin që po kryen policia.

/Shqip.com