Lajme

Arrestohet një person në Viti për kontrabandim të barnave

Policia e Kosovës, të martën ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, në fshatin Debëlldes të Vitisë, i cili dyshohet se kishte bërë kontradandë më barna.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, mallrat ishin sjell nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve ilegale dhe ishin 24 lloje të barnave.

“Njësitë policore kanë arritur që ta ndalojnë automjetin e dyshuar me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, me ç’ rast gjatë kontrollimit janë gjetur një sasi e konsiderueshme e barërave të llojeve të ndryshme (24 lloje të barërave si: Daleron, Xanax, Sintrom 4, Kalcium Karbonat, Dilakor 0.25mg, Andoll 100 mg, Promolut Nor 5mg, Helex 0.25 mg etj.) të cilat janë sjellë në mënyrë ilegale nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës.”, thuhet në njoftimin e policë.

Tutje, policia njofton se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kompetent i cili ka urdhëruar që personi i dyshuar të ndalohet për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar të dërgohet në terminalin doganor./Shqip.com