Lajme

Arrestohet një person në Shtërpcë, mbante armë pa leje

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Shtërpcë për shkak të armbajtës pa leje.

“Policia e stacionit në Shtërpcë, sot rreth orës 01:15 ka pranuar një informacion se në fshatin Gotovushë të Shtërpcës ka të shtëna me armë zjarri”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet me dije se, policët i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe janë nisur në drejtim të fshatit Gotovushë dhe kanë arritur që të arrestojnë në vendin e ngjarjes të dyshuarin në gjendje të dehur M.R (M/K) i moshës 50 vjeçar, i cili kishte shtënë disa herë më armë zjarri.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë. “Është konfiskuar një armë zjarri automatike dhe sasi e municionit, ndërsa rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje'”, thuhet në fund të njoftimit.

/Shqip.com