Lajme

Arrestohet një person në Shtërpcë , i konfiskohen edhe armë zjarri

Policia e Kosovës gjatë bastisjes të dy banesave në Brezovicë, ka arrestuar një person pasi i janë gjetur armë zjarri dhe karikatorë.

Sipas njoftimit, i dyshuarit është O.H i moshës 40-vjeçare.

“Policia, gjatë kontrollit te i dyshuari me inicialet O.H ( M/K) i moshës 40 vjeçar ka gjetur: 2 pushkë automatike A-47, 1 pushkë gjysmë automatike, një kapak i pushkës automatike, një dylbi i pushkës, karikatorë dhe sasi të municionit të kalibrave të ndryshëm, ku më pas si prova materiale janë konfiskuar”, thuhet në komunikatë.

Ilustrim

I dyshuari është përcjellur në stacionin policor në Shtërpcë dhe pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48  orë.

Ndaj tij është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’ për procedura të mëtejme hetimore./Shqip.com