Lajme

Arrestohet një person në Prizren për veprën penale “Vrasje në Tentativë”

Ilustrim

Një persen është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren pasi i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri në drejtimin e një burri tjetër.

Siç njofton PK-ja në raportin e tyre 24 orësh, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.

Po ashtu, nga i dyshuari është sekuestruar në pistoletë e cila dyshohet se ishte e përdorur në rast.

Policia e Kosoves

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar por nuk e kishte qëlluar. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, ndërsa nga i dyshuari e kanë sekuestruar pistoletën e cila dyshohet se ishte përdorur në rast”, thuhet në raportin e PK-së.

Tutje, PK-ja njofton se pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa rasti në procedurë hetimore./Shqip.com