Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se dhunoi një të mitur
Publikuar:
(17.09.2022 08:56:50)

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në qytetin e Prizrenit. Personi i arrestuar dyshohet se ka dhunuar një vajzë të moshës së mitur.
Kështu është bërë e ditur përmes një raporti policor të 24-të orëve të fundit.
“Me 16.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer rastin e lartcekur ndaj viktimës së mitur femër kosovare”, thuhet në raport.
Po ashtu është bërë e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Shqip.com