Lajme

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për trafikim me lëmoshë kërkues

Paratë e konfiskuara.

Një person është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë pasi që dyshohet se është marrë me trafikim njerëzor, përcjell Shqip.com.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë arrestimit të tij ka identifikuar nëntë persona kryesisht të mitur të cilët janë lëmoshë kërkues.

Paratë dhe droga e sekuestruar.

Sipas njoftimit, aksioni për arrestimin e tij është zhvilluar në një shtëpi të braktisur ku edhe janë sekuestruar mbi një mijë euro, dy telefona, 3.40 gramë substancë narkotike dhe një armë të ftohtë.

“Aksioni është zhvilluar në një shtëpi të braktisur, në rrugën e sipërshënuar, ku dhe janë sekuestruar: -një sasi e parave ( mbi 1000 euro), -dy telefona, -3.40 gr substancë narkotike dhe një armë e frohtë (thikë).

Personi i dyshuar: – B. S mashkull 39 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas përfundimit të procedurave policore me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër tjerash në njoftim./SHQIP.com