Lajme

Arrestohet një person në Pejë, sulmoi familjarin dhe demoloi orenditë shtepiake

Foto ilustruese

Një burrë ka njoftuar Policinë se një pjesëtar i familjes së tij në Pejë e kishte sulmuar.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, krahas sulmit, i dyshuari kishte demoluar edhe orenditë e shtëpisë.

Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar dhe demoluar orendi shtëpiake”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia e Kosovës

Sipas PK-së, i dyshuari është arrestuar nga njësitet policore të cilat kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Kurse, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Shqip.com