Lajme

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se mbajti nënën dhe një fëmijë mbyllur për tri ditë

Ilustrim

Është arrestuar një person në Pejë pasi që i njëjti ka mbajtur të mbyllur një nënë se bashku me fëmijën e saj.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se lajmi ishte raportuar me 20.03.2022, rasti i cili ka ndodhur në rrugën “Agush Gjoci”, dhe nëna ka raportuar se ishte mbyllur pa dëshirën e saj tri ditë.

“Policia menjëherë iu është përgjigjur vendit të ngjarjes, nga aty kanë marrë viktimën së bashku me fëmijën, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës.

PK ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar me 22.03.2022 pas një pune intensive.

“M.D. i lindur me 1966, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim Policor prej 48- orësh”, thuhet tutje në njoftim./Shqip.com