Lajme

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se dhunoi një të mitur

Fotografia ilustruese
Fotografia ilustruese

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se e ka dhunuar një të mitur.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare- e mitur”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje potencohet se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/Shqip.com