Lajme

Arrestohet një person në Jarinjë

Ilustrim
Foto ilustruese

Një person është prangosur në pikën kufitare në Jarinjë.

Sipas njoftimit të policisë, M. J., dyshohet për disa veprat penale si: krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit.

Sot, në orët e mbrëmjes në pikë kalimin kufitar Jarinje,  është ndaluar një mashkull kosovar (M. J.), mbi bazën e urdhërarrestit aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore. Të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

/Shqip.com