Lajme

Arrestohet një person në Istog, dyshohet se sulmoi nënën e tij

Sulm fizik/Ilustrim

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur nënën e tij.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

“Istog 24.02.2023-15:17.  Me  25.02.2023  është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur  viktimën femër kosovare (nënën e tij).”, thuhet në njoftimin e PK-së.

 Tutje, thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

/Shqip.com