Lajme

Arrestohet një person në Han të Elezit, tentoi ta kalojë kufirin me 2 kg drogë në pallto

Substanca e konfiskuar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi ka tentuar ta kalojë kufirin ilegalisht në han të Elezit nga Kosova në Maqedoni të Veriut me rreth 2 kilogramë drogë në pallto.

Policia njofton se substanca e dyshuar është konfiskuar, përcjell Shqip.com.

“Gjatë legjitimimit dhe kontrollit trupor të personit në pallto iu janë gjet edhe katër (4) paketime të mbështjella me rreth dy (2) kilogram substancë të dyshuar narkotike (që sipas të dyshuarit është drogë e llojit Heroinë)”, thuhet në njoftim.

Substanca e konfiskuar

Personi është dërguat në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

Ndaj tij është iniciuar rasti “Blerja, posedim shpërndarja dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Tentim kalimi ilegal i kufirit ose vijës kufitare”./Shqip.com

Personi i arrestuar
Substanca e konfiskuar