Lajme

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se trafikoi shtetasen e Serbisë

Ilustrim

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjilan pasi që dyshohet se në lokalin e tij ka mbajtur në shfrytëzim një femër.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e tyre 24 orësh, viktima ishte shtetase e Serbisë.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në lokalin e tij ka mbajtur dhe shfrytëzuar viktimën femër shtetase të Serbisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa rasti është nën hetime dhe është cilësuar si “Trafikim me njerëz”./Shqip.com