Lajme

Arrestohet një person në Gjakovë, qëlloi me armë zjarri në burrë

Policia e Kosovës.

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës i cili dyshohet që pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë një burrë në Gjakovë.

Policia ka arrestuar të dyshuarin të cilit iu është gjetur edhe një revole dhe gjashtë fishek.

Siç njofton PK-ja në raportin 24 orësh, viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe gjendja e tij është e rëndë.

Policia e Kosovës

“Pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari  kosovar ka qëlluar me armë viktimën mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një revole që dyshohet të jetë përdorur në rast dhe gjashtë fishekë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas PK-së, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, rasti është iniciuar si “Vrasje në Tentativë”./Shqip.com