Lajme

Arrestohet një person në Fushë-Kosovë për keqpërdorim të besimit

Logo, Policia e Kosovës
Logo, Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se hetuesit policor të Fushë-Kosovës, kanë arrestuar një person të dyshuar ndaj të cilit janë ngritur dyshimet se ka keqpërdorur besimin brenda një kompanie dhe ka arrit të përvetësoj një shumë parash.

Ky rast është denoncuar dje në polici.

“Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar: V. R., 32 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i janë gjet dhe sekuestruar një shumë e parave”, njofton Policia e Kosovës.

Derisa po vazhdon puna e hetuesve rreth rastit, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

/Shqip.com