Lajme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për keqpërdorim të fëmijëve në përmbajtje seksuale

Ilustrim

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës në Fushë Kosovë pasi i njëjti dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

Siç ka raportuar PK-ja, të dyshuarit janë gjetur në posedim fotografi dhe video me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve të cilat i ka shpërndarë me persona të tjerë në rrjete sociale.

Pas veprimeve hetimore të Policisë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi te ai janë gjetur në posedim disa fotografi dhe video me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve, pastaj këto materiale i dyshuari i ka shpërndarë te personat e tjerë përmes rrjeteve sociale”, thuhet në raportin e PK-së.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Shqip.com