Arrestohet një person në Ferizaj për ndërhyrje në sistemet kompjuterike

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, për veprën penale “Hyrje në sistemet kompjuterike”.
Personi i dyshuar është dërguar në burgim me kohëzgjatje rreth 6 muaj.
“Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në ora 08:55 në fshatin Prelez të Ferizajt kanë arrestuar personin me inicialet N.B (M/K), i moshës 38 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjilan , për veprën penale ‘’ Hyrja në sistemet kompjuterike ’’ me dënim burgimi prej njëqindenëntëdhjetepesë (195) ditëve.”, kanë njoftuar Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.
Policia Rajonale e Ferizajt , është shprehur se do të vazhdoj të realizoj urdhëresat e gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur atyre./Shqip.com