Lajme

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se dhunoi një femër

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nga qyteti i Ferizaj, nën dyshimin se i njëjti ka dhunuar një femër.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24-të orësh të Policisë së Kosovës.

“Më 18.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti më 17.09.2022 e ka dhunuar viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ilustrim

Po ashtu është bërë e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Shqip.com