Lajme

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet që sulmoi babain e tij

Ilustrm

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar babain e tij në Ferizaj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë.


Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovarë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Shqip.com